Përmbytjet godasin Australinë, evakuohen me mijëra banorë nga Sidnei

Mijëra banorë janë evakuuar në Sidnei të Australisë për shkak të përmbytjeve. Shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë e forta kanë shkatërruar qytetin më të madh të Australisë, ndërsa autoritete thonë se përmbytjet do të vijojnë pasi nuk pritet një përmirësim i kushteve të motit.
Shirat e dendur mbushën digat dhe shtratin e lumenjve duke bërë që ato të përmbysin qytetin dhe shkatërroj me mijëra shtëpi.
“Nuk do të jeni të sigurt. Kjo është një situatë që po evoluon me shpejtësi dhe ne mund të shohim shumë mirë zona të prekura që nuk kanë përjetuar kurrë përmbytje më parë,” tha ministri i shërbimeve të urgjencës së Uellsit të Ri Jugor, Steph Cooke gjatë një konference.
Në 24 orët e fundit 29 njerëz janë shpëtuar nga përmbytjet, duke përfshirë një grua që ishte varur në një shtyllë për një orë, ndërsa punëtorët përpiqeshin ta arrinin atë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




