Përmbytjet katastrofike, Sllovenia apelon për ndihmë BE dhe NATO

Botë | 3 vite më parë

Pasojat e rënda në infrastrukturë dhe rrezikimi i jetës së qytetarëve ka detyruar Sllovenisë t’u drejtohet ndërkombëtarëve për ndihma logjistike.

Qeveria sllovene njoftoi se i ka kërkuar Bashkimit Europian dhe NATO-s që ta ndihmojnë me makineri tip ekskavatorë dhe buldozerë, si dhe ura parafabrikatë deri në 40 m të gjata për lëvizjen e banorëve dhe automjeteve, helikopterë dhe rreth 200 ushtarë për të ushtruar detyrat e kërkim-shpëtimit në terren.

Moti ekstrem që goditi vendin të premten u lehtësua në fundjavë, por la pas viktima dhe dëme në rrugë e prona që llogariten mbi 500 milionë euro.

Të paktën katër persona raportohet se humbën jetën nga përmbytjet, dy prej tyre alpinistë nga Holanda. Pesë qytetarë të tjerë holandezë janë shpallur në kërkim pas motit të keq.

Kroacia ka qenë vend fqinj që i ka vënë në shfrytëzim Sllovenisë një helikopter ushtarak.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka shprehur solidaritetin e tij popullit të Sllovenisë, duke u shprehur se mendimet dhe lutjet e popullit shqiptar janë me atë slloven, për personat e prekur nga përmbytjet dhe për përmirësimin e situatës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme