Përmbytjet në Nepal, më shumë se 1 mijë persona janë zhdukur, mes tyre rreth 600 turistë

Botë | 2 muaj më parë

Më shumë se 1,000 persona janë shpallur të zhdukur pas përmbytjeve katastrofike që goditën Nepalin dhe Tibetin, ndërsa pjesa më e madhe e të zhdukurve janë turistë.

Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive në Nepal njoftoi të enjten (26 gusht) se 823 persona vijojnë të jenë të pakontaktueshëm, më shumë se 24 orë pas katastrofës. Sipas të dhënave të përditësuara, mes tyre janë të paktën 579 turistë, nepalezë dhe të huaj.

Ndërkohë, të paktën 165 persona janë konfirmuar të vdekur në Nepal dhe Kinë. Në anën kineze raportohet se 558 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Autoritetet nuk kanë sqaruar ende nëse shifrat e të zhdukurve nga të dyja vendet janë plotësisht të ndara apo nëse disa persona mund të jenë regjistruar dy herë në bilancet përkatëse.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, ndërsa autoritetet po përpiqen të përcaktojnë përmasat e plota të katastrofës dhe fatin e personave që ende nuk janë lokalizuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme