Përmbytjet në Shkodër/ Meta: Qeveri e korruptuar, fondet e dhëna për kullimin, skandaloze

Ndërsa situata në qytetin e Shkodrës, paraqitet e rënduar si pasojë e përmbytjeve, shkaktuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit në vendin tonë, Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akluzuar qeverinë për keqmenaxhim të situatës, si edhe keqadministrim të sektorit energjetik në Shqipëri. Në një reagim në Facebook, Meta akuzon qeverinë se është e korruptuar dhe për faj të saj kjo dramë u përsërit disa herë brenda pak muajve. Kreu i PL-së nuk la pa akuzuar edhe KESH, lidhur me shkarkimet që u bënë pas arritjes së kuotave maksimale. Për Metën, Fondet e dhëna nga Qeveria për kullimin janë skandaloze dhe nuk përballojnë situatën, ndaj ai thotë se duhet me patjetër një ndryshim.
Përmbytjet e Shkodrës, një dramë që përsëritet disa herë brenda pak muajsh për shkak të qeverisjes së korruptuar deri në palcë. Gjendja e renduar në Shkodër ku mbi 1400 ha janë përmbytur është rënduar si pasojë e keqadministrimit të sektorit energjetik në Shqipëri. KESH dështoi me qëllim në aftësinë rezervuese në Fierzë dhe tani shkarkon prurjet. Kuota maksimale për këtë periudhë lejonte përpunimin e të gjitha prurjeve pa shkarkime. KESH mund të dilte në shitje ditë më parë dhe jo në datë 16 Janar dhe kështu do të evitoheshin përmbytjet, shkarkimi pa prodhim dhe humbjet financiare. Fondet e dhëna nga Qeveria për kullimin janë skandaloze dhe nuk përballojnë situatën. Problematika me të cilën po përballen qytetarët e Shkodrës është hapja në mënyrë të pakontrolluar e portave të kaskadës së Drinit, pasi sasia shumë e lartë e ujit të shkarkuar është e papërballueshme për sistemin e kanalizimeve. Çdo ditë me “Rilindjen” në pushtet është përmbytje për qytetarët në çdo drejtim! Ndaj zgjidhja e vetme është: Ndryshim me çdo çmim”, shkruan Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




