Përmbytjet përfshijnë spitalin në Meksikë, vdesin 17 pacientë

Të paktën 17 pacientë të një spitali humbën jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë rajonin e Hidalgos në Meksikë.
Sipas dëshmive, një lumë doli nga shtrati në qytetin e Tulës duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë për spitalin. Disa nga viktimat ishin pacientë të infektuar me koronavirus, të cilët po trajtoheshin me oksigjeno-terapi.
Ekipet e shpëtimit arritën të evakuojnë 40 pacientë nga spitali, ndërkohë që një varkë që transportonte guvernatorin e shtetit u përmbys.
Disa orë më pas, guvernatori Omar Fayad reagoi në rrjetet sociale duke thënë se ishte në gjendje të mirë shëndetësore./A2
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




