Përplasen 2 trena në Çeki, humbin jetën 4 persona, plagosen 26 të tjerë

Botë | 2 vite më parë

Përplasja e dy trenave në Republikën Çeke ka rezultuar fatale për 4 pasagjerë, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

Treni i pasagjerëve i cili ishte nisur për në Ukrainë, në të cilin ndodheshin 300 persona, u përplas me një tren mallrash në qytetin çek të Pardu.

Katër pasagjerë humbën jetën dhe 26 të tjerë mbetën të plagosur. Përplasja ndodhi të mërkurën në mbrëmje në Pardubice, pjesë e korridorit kryesor hekurudhor të vendit nga Praga, rreth 60 km në perëndim të qytetit

Kryeministri Petr Fiala shprehu ngushëllime në platformën e mediave sociale X, duke thënë se përplasja ishte “një fatkeqësi e madhe” dhe se “ne të gjithë mendojmë për viktimat dhe të plagosurit”.

Ministrat e Brendshëm dhe të Transportit mbërritën në vendngjarje në orët e para të së enjtes (6 qershor). Ministri i Brendshëm Vit Rakusan tha se shumica e lëndimeve ishin të lehta dhe se pasagjerët ishin evakuuar në ndërtesën e stacionit të trenit.

Rakusan tha se policia po identifikonte pasagjerët e mbledhur në stacionin e trenit pasi operatori, Regiojet, kishte siguruar listën e pasagjerëve.

Në vendngjarje mbërritën rreth 9 ambulanca, dy helikopterë dhe më shumë se 60 zjarrfikës profesionistë dhe vullnetarë.

“Puna e shpëtimit ishte e ndërlikuar sepse karroca e parë ishte deformuar. Kjo e bëri të vështirë qasjen tek njerëzit e lënduar,” u tha zjarrfikësi Pavel Ber gazetarëve në vendngjarje.

Treni ishte nisur për në qytetin perëndimor të Ukrainës Chop afër kufirit me Sllovakinë.

Ministri i Transportit Martin Kupka bëri me dije se ka nisur hetimi mbi shkaqet e përplasjes fatale mes dy trenave.

Ai shtoi se korridori kryesor i trenave që lidh Pragën me qytetin e dytë çek të Brno dhe qytetin e tretë të Ostravës do të qëndrojë i mbyllur për të paktën disa orë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme