Përplasen 2 trena në Danimarkë, plagosen 17 persona, 4 në gjendje të rëndë

Të paktën 17 persona janë plagosur si pasojë e një përplasjeje ballore mes dy trenave në veri të Danimarkës. Nga të plagosurit, katër raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në një linjë hekurudhore pranë Kopenhagës, që lidh qytetet Hillerød dhe Kagerup, në zonën pranë Isterødvejen.
Policia daneze bëri të ditur se në vendngjarje është vendosur një prani e madhe forcash policore dhe ekipe shpëtimi, ndërsa zona është rrethuar dhe qarkullimi është bllokuar plotësisht.
“Seksioni rrugor midis Isterødvejen dhe Kagerup është mbyllur dhe pritet të mbetet i tillë për një periudhë të pacaktuar”, thuhet në deklaratën e policisë, e cila u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë kufizimet.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi shkaqet e aksidentit, ndërsa hetimet për rrethanat e përplasjes vijojnë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




