Përplasen dy avionë ushtarakë gjatë stërvitjes në Romë, vdesin dy pilotët

Botë | 4 vite më parë

4 avionë ushtarakë u nisën në fluturimin rutinë stërvitor në periferi të Romës, por për dy prej tyre rezultoi fatal duke u përplasur kokë më kokë. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 11:50 pranë aeroportit ushtarak Guidonia, në periferi të Romës.

Si pasojë kanë humbur jetën dy pilotët, nënkoloneli Giuseppe Cipriano dhe majori Marco Maneghello, dy burrat që i përkasin Krahut të 60-të të Forcave Ajrore.

Sipas Forcave Ajrore “dy avionë U-208 në fluturim si pjesë e një misioni stërvitor të planifikuar paraprakisht” u përfshinë në aksident.

Arsyet e përplasjes së dy avionëve ushtarakë janë ende të panjohura, po sipas dëshmitarëve, ata kanë qenë duke bërë disa manovra kur ka ndodhur përplasja.  

Në vendin e ngjarjes vijojnë hetimet për përplasjen që la të vdekur dy pilotët ushtarakë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme