Përplasen dy trena pasagjerësh në Pakistan, 30 viktima

Dy trena pasagjerësh janë përplasur në Pakistanin jugor, duke vrarë të paktën 30 vetë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Zyrtarët thanë se një tren doli nga shinat, duke bërë që një tren i dytë të hipte në të dhe të përmbysej në provincën Sindh të vendit.
Incidenti ndodhi herët të hënën kur Millat Express që vinte nga Karaçi doli nga shinat. Sir Syed Express që vinte nga Raëalpindi u përplas në të dhe u përmbys.
Ekipet e shpëtimit kanë transportuar të plagosurit në spitalet aty pranë dhe mendohet se disa janë në gjendje kritike. Spitalet në zonë janë vendosur në gatishmëri emergjente për t’u marrë me viktimat.
Një zyrtar i lartë në rrethin Ghotki u citua të thoshte se tetë vagonë u shkatërruan dhe se kushtet e bënin të vështirë për të shpëtuar udhëtarët e bllokuar.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi devijimin.
Pakistani gjatë viteve të kaluara ka parë një varg aksidentesh vdekjeprurëse me tren./A2
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




