Përplasje e dhunshme në Brazil, portieri largohet me ambulance

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Momente reale frike gjatë Gremio-Juventude, ndeshje e vlefshme për javën e katërt të kampionatit Gaucho, në Brazil. Suksesi 1-0 i skuadrës vendase padyshim që zuri vendin e dytë kur, në pjesën e dytë, një përplasje shumë e dhunshme mes portierit të skuadrës vizitore, Lucas Wingert, dhe qendërsulmuesit të Gremios, André Henrique, i bëri njerëzit të frikësoheshin nga më e keqja. Ndeshja u ndërpre për më shumë se dhjetë minuta, për të rifilluar vetëm pasi gjendja e portierit 24-vjeçar u normalizua.

Pas një goditje nga këndi, portieri i lindur në vitin 1999 pësoi një goditje të fortë dhe të pavullnetshme në fytyrë nga sulmuesi vendas: Wingert mbeti i shtrirë në tokë, i vetëdijshëm, me një çarje të dukshme në gojë. Për të shmangur ndonjë komplikacion, ndërhyrja e shpejtë e mjekëve të pranishëm, të cilët me kërkesë të mjekëve të klubit që kishin ndërhyrë më parë, mobilizuan portierin duke i vendosur një mbajtëse në qafë. Lojtari më pas u vendos në një barelë dhe u transportua në një ambulancë që ishte sjellë në fushë.

Portieri, i dërguar fillimisht në dhomat e zhveshjes, më pas u transportua në një spital aty pranë për t’iu nënshtruar analizave të cilat, për fat të mirë, nuk zbuluan pasoja të rënda. Wingert në fakt mori katër qepje në fytyrën e tij.

Após choque no rosto, goleiro do Juventude deixa gramado de ambulância |  Pioneiro


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme