Perroi i Zaranikës në Elbasan, kanal mbetjesh dhe rrezik për përmbytje

Perroi i Zaranikës që kalon mes për mes qytetit të Elbasanit edhe pse iu nënështrua kohë më parë një rikostruktuksioni sërish ai duket i më i amortizuar dhe i mbushur me mbetje të shumta të cilat janë kthyer në një shqetësim të përditshëm për banorët.
Era e rëndë dhe mbetjet e kanë pushtuar përrojn e zaranikës për gjatë gjithë gjatësis së tijë duke u kthyer në një burim infeksioni. Argjinaturat e cara jane dhe ato problem kryesor duke e bërë përroin të rrezikshëm në stinën e dimrit pasi mund të rrezikoj deri në përmbytje.
Banorët e lagjes “Dyli haxhire” shprehen te shqetësuar për situatën dhe drejtojnë gishtin nga institucionet shtetrore për mos ndërhyrje në rregullimin e argjinaturës.
Prej vitesh ky përrua është bërë një problem i madh për banorët e Elbasanit, dhe pse rikonstruksioni është bërë, rreziku është i pranishëm pasi punimet me cilësi të dobë që janë kryer në argjinaturë rrisin edhe më shumë rrezikun e përmbytjeve gjatë sezonit të shirave.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




