Përzgjedhja e arsimit profesional, të rinjtë e shohin si rrugë të sigurtë drejt punësimit

Sociale | 3 vite më parë

Përzgjedhja e arsimit profesional nga të rinjtë shihet si një dritare drejt një të ardhmeje të sigurtë në tregun e punës. Disa prej nxënësve që mësojnë në drejtimin e eletroteknikës, ende pa përfunduar studimet, e kanë siguruar edhe një vend pune me orar të pjesshëm si në sektorin publik dhe atë privat

Fabio Selimollari, Refik Tomori dhe Elgert Telha janë 3 të rinj që kanë zgjedhur arsimin profesional me qëllim për të pasur një vend pune të sigurt. Ata janë maturantë në shkollën profesionale teknike në Korçë e në drejtimin elektroteknikë 

Ndërsa Fabio është duke kryer praktikën në një biznes, ku pret që të punësohet së shpejti pasi ka siguruar njohuritë e nevojshme në 4 vite shkolle. “Praktikën e bëj në një biznes privat, tregu i punës ofron pafund hapësira për punësim”.

Mësuesja e praktikës shpjegon mbi njohuritë që nxënësit marrin në teori dhe aftësisë që fitojnë falë praktikës në laboratorët e shkollës. “Mësojnë gjithçka, mësojmë dhe programe në laboratorë të shkollës. Bashkëpunimin me biznesin e kemi një nga pikat  e forta të shkollës”, tha mësuesja.

Shkolla ofron 6 drejtime studimi, shërbime mjetesh transporti, mekanikë, elektroteknikë, ndërtim, termohidraulikë dhe Teknologji Informimi dhe Komunikimi. 

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme