Peshëngritje: Qerimaj mungon në Tajlandë, Kampionati Botëror

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Shqipëria do të përfaqësohet vetëm me një sportist në Kupën e Botës në Peshëngritje. Briken Calja do të marrë pjesë në aktivitetin e fundit kualifikues për Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ndërsa Erkand Qerimaj për arsye shëndetësore do të mungojë në këtë turne.

“Ditën e djeshme më datë 31/03/2024 është nisur drejt Tajlandës për aktivitetin e fundit kualifikues për Lojërat Olimpike “Paris 2024 ” pretendenti i vetëm për kualifikim Briken Calja.

Gjithashtu bëjme me dije se sportisti Erkand Qerimaj, për arsye shendetësore ka hequr dorë nga aktiviteti i fundit kualifikues “Kupa e Botes” Tajlandë”, shkruhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Ndërkohë ka edhe një lajm pozitiv, pasi Federata e Peshëngritjes njofton se Kampionati Botëror i të Rinjve 2027 do të zhvillohet në Shqipëri.

“Në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të Federatës Botërore të Peshengritjes në Phuket, Tajlandë, u vendos me 100% të votave që Shqiperia të jetë vendi organizator për zhvillimin e Kampionatit Botëror të të Rinjve për vitin 2027”, shkruhet në njoftim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme