“Petro Nini” gjimnazi më i mirë, shkolla më e mirë 9-vjeçare në Tiranë rezulton “Misto Mame”

Sociale | 3 vite më parë

 “Misto Mame” rezultoi shkolla 9 vjeçare më e mirë për këtë vit shkollor ndërsa nga gjimnazet në krye të listës  qëndron “Petro Nini Luarasi”, i ndjekur nga “Qemal Stafa” dhe “Sami Frasheri”. Zyra vendore arsimore ka publikuar renditjen e institucioneve edukuese, të cilat shpesh herë përdoren si element referues nga prindërit për përzgjedhjen e shkollës për fëmijët e tyre.

Rankimi i shkollave bëhet gjithmonë duke u bazuar në disa tregues të rëndësishme, të cilat ndikojnë edhe në nxitjen e konkurrencës ndërmjet institucioneve arsimore.

Në krahasim me një vit më parë nga renditja ka zbritur gjimnazi “Sami Frashëri” i cili është listuar i treti. Ndërsa në shkollat 9 vjeçare “Fan S Noli” nga vendi i parë në performancën e vjetshme ka rënë në vendin e dytë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme