Piantedosi: Nga java e ardhshme nisim transferimet e para të emigrantëve drejt Shqipërisë

Aktualitet | 2 vite më parë

Javën e ardhshme autoritetet italiane pritet të përcjellin emigrantët e parë drejt qendrave të pritjes në Shqipëri, deklaroi ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi. “Nuk do të ketë ceremoni. Do të shkoj të shoh se si po ecin punët”, deklaroi ministri i brendshëm italian. 
“Qendrat që ne po krijojmë atje janë të ngjashme me ato që kemi krijuar në territorin kombëtar. Ato janë qendra kontrolli të thjeshta, Nuk ka tela me gjemba apo ndonjë gjë tjetër. Në të gjitha këto, ekziston ndihma dhe mbi të gjitha mundësia për të kërkuar mbrojtje ndërkombëtare dhe për të marrë një përgjigje brenda pak ditësh”, shtoi ai.

”Kur të arrijmë të perfeksionojmë një sistem që do t’u tregojë shpejt njerëzve nëse kanë të drejtë ose nëse duhet të kthehen … ndoshta do të jetë një faktor frenues për ata që nuk kanë kërkesat ligjore për të ardhur në Itali.

Për sa i përket rreziqeve të një ringjalljeje antisemite në Itali, edhe pas demonstratës së dhunshme të javës së kaluar në Romë, ministri tha: “Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje skajeve ekstreme që mund të zbatojnë antisemitizmin në një mënyrë të dhunshme dhe të na kthejnë te të tjera periudha të historisë”.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme