Pilulat e emergjencës përdoren nga grupmosha 18-24 vjeç, farmacistja: Nuk e rekomandojmë në mënyrë të shpeshtë

Sociale | 3 vite më parë

Vajzat e grupmoshave nga 18 deri 24 vjeç janë ato që përdorin më shpesh pilulat e emergjencës, një medikament oral që përdoret për parandalimin e një shtatzanie të padëshiruar.

Farmacistja Elda Zavalani thotë se kërkesa për përdorimin e saj ka, pavarësisht ndërgjegjësimit të moshave të reja mbi metodat kontraceptive. Por përdorimi i shpeshtë i tyre nuk rekomandohet pasi japin edhe efekte anësore.

Farmacistja thotë se efektiviteti i këtyre pilulave është i lartë.

“Mund ta marrësh sa herë të kesh nevojë, por nuk e rekomandojmë në mënyrë të shpeshtë sepse edhe vitaminat po të përdorësh shpesh nuk janë të mira jo më një hormon që i fut organizmit”, shprehet farmacistja.

Sipas mjekëve gjinekologë, nuk rekomandohet përdorimi i këtyre pilulave pa konsultën e një mjeku të fushës, pasi ky medikament mund të sjellë pasoja në sistemin riprodhues të vajzave e grave.

Gazetare: G. Sali 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme