Pirro Misha: Përgjegjësi të redaktoje librat e të madhit Kadare

I ftuar në studion e RTSH 24, Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Pirro Misha është ndalur në disa aspekte të jetës dhe veprës së shkrimtarit të madh, Ismail Kadare. Misha është ndalur tek eksperienca e tij si redaktor i disa prej librave të Kadaresë, për të cilat thotë se ishte një përgjegjësi tejet e madhe.
Ismail Kadare do të mbetet përherë kolosi i letrave shqipe. Edhe pse Ismail Kadare u shua përgjithmonë, letërsia e tij do të jetojë përgjithmonë tek lexuesi i tij besnik.
“Disa vepra të tij i kam redaktuar unë, kam qenë padyshim një mik i tij. Ishte përgjegjësi padyshim, por edhe sprovë shumë e rëndësishme intelektuale sepse nëse do t’i bëje vërejtje, sugjerime, ishte guxim i madh. Është një përvojë që nuk do ta harroj kurrë. Ismail Kadare ka sjellë shumë në letërsinë shqipe, një figurë që kapërcen kufijtë shqiptarë. Letërsia shqipe doli nga kufijtë e saj të ngushtë. Ai ka një vepër monumentale që është e pavdekshme”, u shpreh ai.
Ismail Kadare u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88 vjeçare.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




