Pista e Majemit premton spektakël

Formula 1 | 5 vite më parë

Pista më e re e Formulës 1 në 2022-shin, Autodromi Ndërkombëtar i Majemit është ideuar duke patur parësor garimin sa më interesant, kanë deklaruar projektuesit e tij. Kompania projektuese britanike, “Apex Circuit Design” ka shpalosur trajektoren e pistës prej 3.36 miljesh ose 5.4 km që do të shkojë përkundër drejtimit të akrepave të orës, që do të gjarpërojë ndërmjet Stadiumi “Hard Rock” nëpër Kopshtet e Majemit” (Miami Gardens), dhe ku një xhiro do të përshkohet për rreth 1 minutë e 35 sekonda dhe ku shpejtësia mesatare do të shkojë në 217 km/orë.

Kjo pistë pritet të ofrojë mundësi për parakalim në të paktën 3 raste përgjatë 19 kthesave të saj, teksa një e katërt mund të shfrytëzohet para kthesës së 17-të, në fund të një vije të drejtë prej 1.2km, ku shpejtësia pritet të arrjë në 199 milje apo 302 km/orë. “Garimi është parimi i parë dhe kryesor i filozofisë së projektimit të kompanisë sonë”, – ka deklaruar inxhinieri i “Apex”-it, Çarlls Metkallf, i cili është përfshirë me projektin që nga faza e planifikimit.

“Si kompani, synimi ynë është të sfidojmë të gjitha skuadrat e Formulës 1, makinat e tyre, inxhinierët e tyre dhe, sigurisht, edhe pilotët, – ka thënë ai, duke vijuar: “Kështu që ne përqendrohemi tek radha e kthesave, që janë një vazhdë dinamike kthesash, nga ato të shpejtat, tek ato të ngadaltat dhe, për të arritur këtë, ne bëjmë shumë punë me eksperimentet dhe qëllimisht i projektojmë kthesat dhe rendin e tyre për të sfiduar makinat e ndryshme”, – ka përfunduar inxhinieri i “Apex”-it, Çarlls Metkallf.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme