Pista olimpike për atletët e rinj gati në fundvit

Të rinjtë e atletikës do të kenë pistën e dedikuar olimpike në mes të Parkut të Madh të Liqenit të Tiranës këtë fundvit. Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili publikoi pamje nga punimet për ndërtimin e pistës së atletikës. “Lajm i mirë. Të rinjtë e atletikës do të kenë pistën e dedikuar olimpike në mes të Parkut të Madh të Liqenit të Tiranës këtë fundvit”, u shpreh kryeministri Rama.
Pista e dedikuar olimpike po ndërtohet nga bashkia e Tiranës përmes një fondi prej 58 milionë lekësh. “Jemi kujdesur për të ruajtur mjedisin, pemët, për t’i dhënë një oaz të bukur sportdashësve të atletikës. Jemi në fazën e ndërtimit të sistemit të tubacionit që mbledh ujin nga të dy shpatet”, shprehet përfaqësuesi i kompanisë së ndërtimit të pistës.
Pista do të jetë e gjatë 175 metër dhe e gjerë 93 metër.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




