PL: Qeveria të mbështesë bujqësinë dhe jo të mbush xhepat e saj! Fermerëve po u kalben produktet

Politikë | 4 vite më parë

Partia e Lirisë ka akuzar qeverinë se ka braktisur bujqësinë dhe në vend që të mbështesë atë, mbush xhepat e saj.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se në mungesë të tregjeve, fermerëve po u kalben produktet, ndërsa sipas tij qeveria e ka lënë në harresë këtë sektor që ka ndikimin më të madh në ekonominë e vendit.

“Megjithëse Kosova ka një buxhet më të vogël se Shqipëria dhe një klime më të pafavorshme i mbështet në mënyrë dinjitoze fermerët që të punojnë në vendin e tyre, ndryshe nga Qeveria e Ramës që i mjeron fermerët dhe i largon nga vendi. Ja pagesat e shpallura nga Ministri i Bujqësisë së Qeverisë Kurti në Kosovë, përmes Programit për Pagesa Direkte – Subvencione 2023. Gruri do të përkrahet me 474 euro për hektar. Misri 329 euro për hektarë; Patatja 654 euro për hektarë; Fasulja 654 euro për hektarë; Kulturat pemëtarë subvenciohen me 504 euro për hektarë. Perimet në sipërfaqe të hapur me 554 euro për hektarë, Perimet në sipërfaqe të mbyllura subvencionohen me 904 euro për hektarë. Një hektar luledielli do të subvencionohet me 454 euro.Risi tjetër është përkrahja financiare e gështenjës e cila do të subvencionohet si pemët e tjera me 504 euro për hektarë.

Gjithashtu këtë vit Kosova do të vazhdojë mbulimin e vlerës së akcizës së naftës në vlerë prej 0.36 cent për litër si dhe subvencionimin e pjesshëm të plehërave artificiale në vlerë prej 150 euro për hektarë për kulturën e grurit ndërsa 100euro për hektarë për misrin patatet dhe fasulet monokulturë.

Risi tjetër këtë vit është pagesa direkte për farën e grurit ku përveç pagesës për sipërfaqe 250 euro, do të subvencionohen 150 euro per pleherimin, 54 euro per naften dhe 0.04cent për kilogram apo një mesatare prej  160 euro e qe ne total arrin 614 euro per hektar.

Edhe pagesa për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore do të subvencionohet me 0.25 euro për copë.

Tek pagesa direkte për bimët mjekësore dhe aromatike, është shtuar subvencionimi për bimët mjaltëdhënësë me 450 euro për hektarë. Sa i përket bujqësisë organike, këtë vit do të subvencionohen në Kosovë me shtesë 50 euro për hektarë sipërfaqet që janë në konvertim ndërsa është rritur përkrahje në 100 euro për hektarë për sipërfaqet e certifikuara.

Për herë të parë do të subvencionohen zogjtë me 0.20 euro për zog. Tek subvencionimi i grurit pragu minimal i aplikimit do të jetë një 1 hektar ndërsa sasia e dorëzuar e grurit në mulli do të startojë nga 3000kg.

Tani Kosova nuk është më 20 herë më lart se ne (në vitin 2018 ne e paguanim fermerin 3 euro /ha ndërsa ata 69 euro/ha) por tani pagesa shkon deri në 100 herë më shumë në krahasim me ne. Kosova është shembulli pse Edi Rama duhet larguar sa më parë.

Sepse për shqiptarët e Shqipërisë, për bujqit dhe blegtorët tanë, prodhimet e të cilëve kalben në sera dhe nuk gjejnë treg, taksat e të cilëve vidhen papushim me inceneratorë, koncensione dhe rrugë të florinjta, laku i varfërisë po ngushtohet dhe kosto e jetesës po bëhet më e papërballueshme, sepse Qeveria e tyre mendon dhe kujdeset vetëm për xhepat e Edi Ramës dhe ministrave të tij.Ky është “produktiviteti” dhe konkurrueshmëria e ekonomisë tonë në raport me fqinjët nën drejtimin e “Rilindjes”. Këto janë shanset e humbura për Shqipërinë, vende pune të humbura, eksporte të humbura, zhvillim ekonomik i munguar, varfëri dhe dëshpërim që detyron të fermerët dhe të rinjtë shqiptarë të ikin nga vendi sepse një ekonomi jo konkurruese nuk prodhon as të ardhme, as punë, as siguri.

Prandaj sot nga Kosova ikën 1 qytetar, ndërsa nga Shqipëria 5, sepse këtu Qeveria nuk ka plan për mbështetjen e Bujqësisë, por falimentimin e saj nëpërmjet “Ballkanit të Hapur”, tha Blushi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme