Plani i Netanjahut, zyrtarët izraelitë: Do boshatisim Gazën të zhdukim Hamasin nga uria

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu po shqyrton zbrazjen e Gazës veriore nga të gjithë civilët dhe ndërprerjen e ndihmës për këdo që ka mbetur brenda në një përpjekje të dëshpëruar për të zhdukur Hamasin përmes urisë që mund të bllokojë mijëra palestinezë të pafajshëm pa ushqim dhe ujë.
Kryeministri izraelit thuhet se ka lexuar dhe studiuar planin për të çrrënjosur militantët, ndërsa lufta e saj tashmë njëvjeçare kundër organizatës po vazhdon, me 97 pengje ende të pagjetur.
Sulmet izraelite kanë lënë të vrarë 42,979 njerëz në territoret palestineze dhe kanë çuar në akuza për krime lufte dhe konsideratat e fundit vetëm sa kanë shkaktuar polemika të mëtejshme.
Pasi të zbatohet, plani parashikon që Izraeli të marrë kontrollin e veriut për një periudhë të pacaktuar dhe të krijojë një administratë të re pa Hamasin, duke e ndarë Rripin e Gazës në dy territore.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, nënkoloneli Nadav Shoshani tha për AP se ne “nuk kemi marrë një plan të tillë. Por një zyrtar me njohuri për këtë çështje tha se pjesë të planit tashmë janë duke u zbatuar, pa specifikuar se cilat pjesë. Një zyrtar i dytë, i cili është izraelit, tha se Netanyahu “e kishte lexuar dhe studiuar planin, si shumë plane që i kanë arritur gjatë gjithë luftës”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




