Planifikuan sulme terroriste në emër të ISIS, arrestohet çifti nga Kosova

Një çift me origjinë kosovare është arrestuar pasi akuzohet se po planifikonin sulme terroriste në Itali në emër të ISIS.
Çifti u arrestua në Trento të Italisë, ku autoritetet sekuestruan pajisje kompjuterike si dhe kimikate që përdoren për prodhimin e bomba për të goditur në emër të ISIS.
Nga veprimet hetimore rezultoi se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga familje me origjinë nga Kosova prej kohësh kanë ndërmarrë një rrugë radikalizimi nga propaganda xhihadiste në internet. Pas kryerjes së sulmit, të dy do të udhëtonin në Afrikë për t’iu bashkuar organizatës terroriste.
Ata janë trajnuar për të kryer akte të dhunshme dhe kishin planifikuar të kryenin një sulm terrorist në Itali, në emër të ISIS.
Dy të rinj janë pa precedentë të mëparshëm penal, ndërsa aktualisht janë lënë në “arrest shtëpie” deri në zbardhjen e plotë të aktivitetit të tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




