Plastika në Bujqësi, OKB: Përdorimi i saj kërcënon sigurinë ushqimore

Botë | 5 vite më parë

OKB njoftoi përmes një raporti të posaçëm se mënyra “katastrofike” në të cilën përdoret plastika në bujqësi në mbarë botën po kërcënon sigurinë ushqimore dhe potencialisht shëndetin e njerëzve. Në deklaratë thuhet se se dherat përmbajnë më shumë ndotje mikroplastike sesa oqeanet dhe se ka prova “të pakundërshtueshme” të nevojës për një menaxhim më të mirë të miliona tonëve plastikë të përdorur në sistemin ushqimor dhe bujqësor çdo vit. “Raporti shërben si një thirrje me zë të lartë për veprim vendimtar për të frenuar përdorimin katastrofik të plastikës në të gjithë sektorët e bujqësisë”, tha Maria Helena Semedo, zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme në FAO.  Të dhënat për përdorimin e plastikës janë të kufizuara, por Azia u vlerësua të ishte përdoruesi më i madh, që përbën rreth gjysmën e përdorimit global. Në raport thuhet se vetëm në një vit në paketimin e ushqimit janë përdorur 37.3 milionë ton produkte plastike. Si zgjidhje, FAO citon “modelin 6R” – refuzoni, ridizajnoni, reduktoni, ripërdorni, ricikloni dhe rikuperoni, që nënkupton adoptimin e praktikave bujqësore që shmangin përdorimin e plastikës, zëvendësimin e produkteve plastike me alternativa natyrale ose të biodegradueshme, promovimin e produkteve plastike të ripërdorshme dhe përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve plastike.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme