Platforma për Paqe në Ballkan, Spiropali takohet me Presidentin Erdogan
Gjatë qëndrimit të saj në Stamboll, në kuadër të Platformës për Paqe në Ballkan me ministrat e jashtëm të rajonit, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Në takimin me Presidentin Erdoğan, Spiropali shprehu mirënjohjen për rolin e Turqisë në mbështetje të paqes, sigurisë dhe ekuilibrave strategjikë në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar këtë si një kontribut të qëndrueshëm dhe me vizion afatgjatë rajonal.
“Stamboll – Nder pritja nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, një mik i provuar i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, në kuadër të Platformës për Paqe në Ballkan me ministrat e jashtëm të rajonit.
Shpreha mirënjohjen për rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Turqisë në mbështetje të paqes, sigurisë dhe ekuilibrave strategjikë në Ballkanin Perëndimor, një kontribut që reflekton përgjegjësi rajonale dhe vizion afatgjatë.
Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë është ndërtuar mbi histori të përbashkët, respekt reciprok dhe besim mes dy popujve.
Sot, ajo shprehet si një bashkëpunim i gjallë dhe dinamik, i orientuar drejt së ardhmes, ku dialogu, solidariteti dhe interesat e përbashkëta forcojnë stabilitetin dhe zhvillimin në rajon”, shkruan Spiropali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



