Plaurent Dervishaj “rrëfehet” para GJKKO: Më thanë po më bëhej atentat. Forcat speciale më rrëmbyen

Aktualitet | 2 vite më parë

Plaurent Dervishaj doli para togave të zeza për një tjetër ngjarje kriminale te e cila është faktuar se është përfshirë e që ka të bëjë me ekzekutimi e Vajdin Lames, Artan Arsit dhe Klodian Saliut.

Ndaj tij më herët ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë, por gjatë njohjes me këtë masë ë Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Dervishaj ka folur për sjellje e tij në Shqipëri.

Ai pretendon, se sjellja e tij në Shqipëri nuk është depërtim e as ekstradim për “rrëmbim personi”, duke deklaruar më tej se ai është marrë nga shtëpia e tij prej Forcave Speciale të Dubait për tu sjellë më pas në atdhe.

Dervishaj u soll në Tiranë më 14 gusht, ndërsa në Rinas u shoqërua me masa të forta sigurie për tu përballur me drejtësinë edhe për dy ngjarjet e tjera, për të cilat, para trupit gjykues ai tha se është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me to.

Anëtari i Bandës së Durrësit, akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut në 2005, kryer në bashkëpunim si dhe Vajdin Lamajt e Artan Arsit me eksploziv, po në të njëjtin vit.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme