Playoff NBA, Majemi shtang Bostonin në “TD Garden”

Basketboll | 3 vite më parë

Majemi në fazën “playoff” ka treguar edhe një herë anën e saj cinike. Skuadra nga Florida ka shtangur Bostonin në transfertë  duke vendosur edhe një rekord për klubin në NBA për fazën “playoff” pasi rrealizuan plot 23 tripikësha (në 43 tentativa). Paradoksi i vetëm ishte se “qitësi” i skuadrës, Dankan Robinson, mbylli mbrëmjen me 2/8 goditje të sakta nga distanca.  

Në triumfin e skuadrës së Spoelstrës ishte fundamental kontributi i Tajler Herro dhe Bam Adebajo (21 pikë dhe 10 topa në tabelë). Për Celtics spikatën Xhejson Tatum dhe Xhejlen Braun, por paraqitja e tyre nuk u mjaftoi Celtics për të evituar humbjen në shtëpi.

Ndeshjet playoff NBA

BOSTON CELTICS-MIAMI HEAT (Ndeshja 2) 101-111

OKLAHOMA CITY THUNDER-NEW ORLEANS PELICANS (Ndeshja 2) 124-92


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme