Po bëheshin gati të luanin kundër njëri-tjetrit, përqafimi i dy futbollistëve ukrainas që po trondit botën

Botë | 5 vite më parë

Oleksandr Zinchenko dhe Vitaliy Mykolenko, ndanë një moment shumë emocional, përpara se të niste ndeshja e së shtunës mes Manchester City dhe Everton. Ata i dhuruan njëri-tjetrit një përqafim pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Edhe pse dyshja ukrainase po luante në ekipe kundërshtare në Goodison Park, kjo nuk i ndaloi që të ishin bashkë në një moment kaq të vështirë që ndodhet vendlindja e tyre.

Teksa skuadrat e tyre po bënin stërvitjet e fundit para se të niste ndeshja, Zinchenko dhe Mykolenko, u drejtuan nga njëri-tjetri dhe u përqafuan. U duk se ndanë edhe disa fjalë ngushëlluese.

Po bëheshin gati të luanin kundër njëri-tjetrit,

Po bëheshin gati të luanin kundër njëri-tjetrit,

Po bëheshin gati të luanin kundër njëri-tjetrit,


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme