Polici denoncon se e qëlluan, Policia e Lezhës, nuk gjen prova në vendngjarje

Një efektiv policie në Lezhë, pretendon se është sulmuar me armë zjarri sapo ka dalë nga banesa për të shkuar në punë. Sipas kallëzimit të 23-vjeçarit Dhurim Mitku, inspektor i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lezhë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të hënën në mbrëmje në vendin e quajtur “Rruga e Sanxhakut”, ku sipas tij, në Kurbin 2 shtetas të armatosur, sapo e kanë parë, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Në një situatë të tillë, punonjësi i Policisë deklaron se është kundërpërgjigjur, duke qëlluar nga brenda automjetit të tij, me armën e shërbimit.
Lidhur me rastin në njoftim zyrtar policia e Lezhës deklaron se në vendngjarje nuk ka gjetur gëzhoja, gjurmë apo prova të tjera materiale që mund t’iu përkasin shtetasve të kallëzuar nga efektivi, por se ka vetëm dëmtime tre automjetit nga qitjet me armë zjarri të kryera nga vetë punonjësi i policisë.
Me qëllim hetimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të tij, nëse kemi të bëjmë me një inskenim, apo ngjarje të vërtetë, në hetime është përfshirë edhe Agjencia e Mbikqyrrjes Policore.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




