Polici e gjobit, Guardiola humb durimin : Nëse do foto, më paguaj!

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Të hënën pasdite Josep Guardiola ka qenë protagonist i një episodi jo shumë të këndshëm në rrugët e qytetit të Manchester-it. Tekniku i City-t kishte parkuar makinën e tij në një pjesë të rrugës, e cila ishte e ndaluar për qëndrimin e veturave. Kjo ka sjellë që një polic rrugorë i zonës ta penalizojë teknikun duke e ndëshkuar me një gjobë.

Në momentin kur është rikthyer pranë mjetiti Guardiola është filmuar nga disa kalimtarë teksa shkëmbeu disa batuta me policin. “Nëse do një fotografi me mua, atëherë duhet të më paguash”, dëgjohet katalanasi teksa i drejtohet policit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme