Polici i rrugores humb jetën ndërsa po ndihmonte një qytetar

Aktualitet | 2 vite më parë

Një efektiv policie ka humbur jetën pasi i ka rënë sipër një autobot uji teksa po ndihmonte një qytetar për të ndërruar gomën e dëmtuar të mjetit.

Efektivi i policisë rrugore, 62-vjeçari Edmond Brahimaj, mbeti i dëmtuar rëndë. Ai u dërgua në spital por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ndodhi në fshatin Mlizë në Elbasan ditën e premte. Raportohet se gjatë manovrimit të heqjes së krikut, depozita e ujit ka rënë mbi efektivin 62-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Polici rrugor u dërgua në Spitalin Rajonal të Elbasanit, por për shkak të dëmtimeve të rënda ka ndërruar jetë mbrëmjen e së premtes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme