Policia arreston Pjetër Pacanin, ishte në listën e më të kërkuarve në vend për vrasjen e 2 personave

Pjetër Pacani, një person i cili ishte edhe në listën e personave më të kërkuar në Shqipëri dhe jashtë saj, pas 10 vitesh në arrati, ka rënë të martën në mbrëmje në prangat e policisë.
Pacani ishte dënuar me 25 vite burg nga gjykata, pasi në vitin 2011 ka vrarë dy persona në autostradën Lezhë- Tiranë. Lajmi për arrestimin e një prej personave më të kërkuar në vend nga ana e drejtësisë është bërë i ditur nga policia.
Ai u arrestua në Fier. Në momentin e arrestimit iu gjetën 3 automatikë dhe pistoleta. Pacani ka vrarë dy veta në vitin 2011, shtetasit Për këtë vrasje të dyfishtë ai u dënua nga Gjykata e Tiranës me 25 vite burg në vitin 2014.
Pacani, 61-vjeç, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2014, me 25 vite burgim për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Në datën 18 janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë, shtetasi Pjetër Pacani ka vrarë me armë zjarri shtetasit Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi. Shkak mendohet se ka qenë një borxh prej 100 mijë eurosh.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




