Policia bastis shtëpitë e vëllezërve në Elbasan, kapen armë dhe municione. Në pranga njëri prej tyre

Aktualitet | 2 vite më parë

Policia ka zhvilluar një operacion në banesat e 2 vëllezërve në Elbasan ku janë gjetur 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 armë pneumatike, 1 pushkë trofe, 1 palë dylbi, 2 karikatorë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).

Në pranga është vendosur njëri prej vëllezërve dhe është proceduar në gjendje të lirë, për arsye shëndetësore, vëllai tjetër.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë siguruar informacion për 2 raste të posedimit të armëve të zjarrit.

Ky informacion është hetuar me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, dhe si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Vëllezërit”, thuhet në njoftimin e Policisë.  

Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Gjergjan, në banesat e shtetasve A. M., 65 vjeç dhe B. M., 57 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri kallashnikov me 2 karikatorë me 80 fishekë;

1 armë gjahu gjysmë automatike;

1 ⁠armë zjarri pushkë (trofe);

2 pushkë pneumatike;

1 armë pneumatike me dylbi të montuar;

1 palë dylbi;

1 mjet prerës (thikë) i kombinuar me përforcues grushti.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasi B. M., 57 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë, për arsye shëndetësore, vëllai i tij, shtetasi A. M., 65 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme