Policia e Shtetit hap garën për “shef komisariati” në 48 Drejtoritë Vendore të Policisë

Aktualitet | 2 vite më parë

Policia e Shtetit shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionin “Shef komisariati” në Drejtoritë Vendore të Policisë.  Gara është hapur për 48 komisariate dhe do të zgjatet  deri më 8 nëntor. 

Pas përfundimit të aplikimeve, nis faza e radhës, e cila vë në filtër të gjithë emrat, që më pas do të marrin emërimin. 

Pas përfundimit të afatit 7-ditor për paraqitjen e shprehjes së interesit, në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit publikohen emrat e kandidatëve.

Më parë u zhvillua gara për zgjedhjen e drejtuesit të Policisë së Shtetit, ndërsa janë publikuar emrat e 43 kandidatëve që janë bërë pjesë e garës për postet drejtuese të Policisë në 12 qarqe.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka thënë se ky është një ndryshim rrënjësor që i bëhet strukturave të Policisë së Shtetit, 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme