Policia rrugore ndëshkon këmbësorët, në 48 orët e fundit vendosen rreth 50 gjoba në Korçë

Aktualitet | 3 vite më parë

Në 48 orët e fundit në Korçë janë vendosur rreth 50 gjoba nga Policia Rrugore e cila dy ditë më parë ka nisur aplikimin e gjobave për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Policia është pozicionuar në zona të populluara të qytetit në të cilat jo pak qytetarë shkelën rregullat dhe u gjobitën. Nënkomisar Klajdi Shameti bën të ditur se nuk janë vënë vetëm gjoba por qytetarët janë njohur edhe me fazën e këshillimit.

Pas rrugëve me ngarkesë të madhe kalimtarësh, nënkomisari thotë se përqendrimi do të jetë edhe në rrugët interurbane.

Shameti shtoi se nga mosrespektimi i rregullave të qarkullimit, kalimtarët janë bërë edhe shkak për aksidente. Një qytetar i gjobitur nuk e ka pritur mirë këtë gjobë

Pavarësisht se gjobat parashikohen deri në 2 mijë lekë, policia rrugore e Korçës ka zgjedhur që si fillim, të aplikojë gjoba nga 500 deri në 1 mijë lekë, kjo edhe si një masë sensibilizuese.

Gazetare: Geralda Sali


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme