Policia ushtarake nuk mbron më pronat e ushtrisë, ‘Siguria’ kalon ndryshimet në ligj me votat e mazhorancës

Politikë | 4 vite më parë

Komisioni i Sigurisë ka kaluar për votim projektligjin për ndryshimet ligjore në “Policinë Ushtarake” vetëm me votat e mazhorancës. Për këto ndryshime opozita votoi kundër, pasi nuk ishte dakord me një nga ndryshimet ku roli i policisë ushtarake nga mbrojtës tashmë do të jetë mbështetës në pronat e ushtrisë.

Sipas ndryshimeve policia ushtarake nuk do të mbrojë më pronat e ushtrisë, por do të vihet në lëvizje për mbështetjen dhe mbrojtjen e pronës vetëm për të kryer veprime procedurale. Pronat e ushtrisë do të ruhen në kuptimin fizik nga roje fizike, grupe kontrolli, siguri fizike, rrethim të jashtëm etj., ndërsa Policia Ushtarake do të veprojnë vetëm nëse një gjë të tillë do t’ia kërkojnë strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjithashtu pjesë e ndryshimeve është se tashmë Ministri i Mbrojtjes do të mbrohet nga policia ushtarake. Këto ndryshime priten të votohen në seancën e radhës plenare në Kuvend.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme