Polonia përforcon kufirin me Bjellorusinë me njësinë antiterroriste

Polonia do të dërgojë 500 anëtarë të njësisë së policisë anti-terroriste në kufirin e saj me Bjellorusinë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Mariusz Kaminski, i cili theksoi 187 persona u përpoqën të kalonin ilegalisht në Poloni nga Bjellorusia.
“Për shkak të situatës së tensionuar në kufirin me Bjellorusinë, ne vendosëm të përforconim forcat tona me 500 pjesëtarë polakë të njësisë antiterroriste të policisë.
Ata do t’i bashkohen kontigjentit që ruan kufirin tonë, i cili përbëhet nga 5000 roje kufitare dhe 2000 ushtarë” Kaminski ka bërë të ditur në llogarinë e tij në Twitter.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




