Porti i Durrësi destinacion i preferuar i kroçerave

Ekonomi | 4 vite më parë

Anijet turistike dhe jahte po përfshijnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë në agjendat e tyre, duke e kthyer atë në një prej destinacioneve të preferura. 

Përgjatë periudhës janar-tetor 2022, 91 mjete lundruese turistike janë ndalur në Portin e Durrësit, duke sjellë me vete 4678 turistë të huaj. 
Kapiteni i portit, Tauland Allka, tregon se vetëm kroçera përgjatë këtij viti kanë ardhur 21, duke e futur Shqipërinë në axhendën turistike botërore. 

Allka thotë se nga ana e autoritet portual është mundësuar  infrastruktuara e nevojshme për ankorimin e anijeve turistike si dhe sigurimi i kushteve të duhura gjatë qëndrimit në Durrës.

Vizita e  kroçerave dhe shumë anijeve turistike të paplanifikuara më herët, për Autoritetin Portual janë dëshmi e një sezoni të suksesshëm, trend që pritet të vijoj edhe vitin e ardhshëm.

 

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme