Porti i Durrësit, Balluku: Nuk ka asnjë kompani offshore të implikuar, opozita le ta verifikojë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se investitori që vjen për Portin e Durrësit kërkon të ndërmarrë një nismë ku do të investohen 2.1 miliardë euro dhe se kjo nuk do të bëhet me asnjë kompani offshore. Balluku shoti se për të verifikuar këtë opozita le të kërkojë në qendrat e regjistrimit të bizneseve në Emiratet e Bashkuara apo Abu Dabi.
Në komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Balluku tha se baltosja e emrit të Mohamed Alabbar dëmton imazhin e Shqipërisë.
‘S’ka asnjë kompani offshore të implikuar. Nëse nuk doni ti jepni kredibilitet. Dje pashë deputetët që dhunuan psikologjikisht teknikët, që shpjeguan hap pas hapi projektin. Kjo mos të ndodhi sot. Të respektohen specialistët dhe teknikët që ndodhen në tryezë. Ju i keni emrat e kompanive nëse nuk ju mjafton prezantimi ynë, e keni shumë të thjeshtë, që të kërkoni ku do të jetë e mundur, edhe duke iu drejtuar Qendrës së Regjistrimit të Bizneseve në Emiratet e Bashkuara, apo Abu Dabi, për të verifikuar nëse kompania është apo nuk është offshore. Është e regjistruar në Abu Dabi apo jo. Për sa i përket personit Mohamed Alabbar. Është një person që mjafton të klikoni në internet dhe do iu dal aktiviteti i tij. Fyerjet nuk kontribuojnë në imazhin e mirë të Shqipërisë. Muhamed Alabbar po baltoset”, tha Balluku
Balluku shtoi se portet detare po e humbasin funksionin e tyre dhe për këtë qeveria do i kthejë në porte turistike, ndërsa ato komerciale do i zhvendos në zona industriale për të lehtësuar trafikun dhe ndotjen.
‘Portet detare, që po humbin funksionin e tyre, ne kemi vendosur ti shndërrojmë në porte turistike, ndërsa portet komerciale ti çojmë në zonat industriale pa cenuar qytetet. Pse Durrësi? Ne kemi vendosur që të zhvendoset ky port tregtar. Ky port u ndërtua në dalje të qytetit. Me kalimin e viteve dhe me zhvillimin që i ka ndodhur qyteti, porti tanimë është në zemër të qytetit. Arsyeja e parë, ndotja ambientale për shkak të bulkut, mallrave gjenerale. Dy, problematika me trafikun, që të arrijnë të shkojnë te rrugica e tyre, duhet të presin me orë të tëra trafikun e kamionëve më volume të rëndë. E treta, ndotja akustike. Dhe arsyeja tjetër, për zhvendosjen e portit të Durrësit është dhe ezaurimi i kapacitete pritëse të këtij porit. Plani ynë nuk është vetëm arritja e kapaciteteve përpunuese që kryen 98% të aksioneve detare. Porti i Durrësit s’mund të akomodoj volumet e Maqedonisë së Veriut, Serbisë apo Kosovës. S’kemi patur kurrë investitorë që ofronte mbi 450 mln euro, prandaj i’u dha prioritet propozimit 2.1 mld euro. Deri më tani në Shqipëri s’ka patur investitor që të shprehë interesi me investim mbi 450 mln euro. Pra duke patur një investitor që vjen sot dhe kërkon të ndërmarrë një nismë ku do të investohen 2.1 miliardë euro, i është dhënë prioritet. Në marrëveshje, neni 10, i hapet rrugë që ndërtimin dhe puna të realizohet nga kompani me gara të hapura ndërkombëtare. Kanë ardhur 68 aplikime për statusin e investitorit strategjik, 17 ente të huaja, pjesa tjetër shqiptare. Investimi më i madh është ky i Marinës së Durrësit, që vjen pas kaskada e Devollit dhe TAP-it”, tha Balluku.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




