Porti i Durrësit/ Meta: Kafshatë e madhe, do u ngeci në fyt! Do përfundojë si inceneratorët

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka konsideruar marrëveshjen e Portit të Durrësit si një mega-aferë që do të përfundojë si çështja e inceneratorëve. Meta tha se kjo vjedhje që po bëhet me Portin e Durrësit është “një kafshatë e madhe” dhe për këtë ‘do i ngec në fyt qeverisë”.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se një nga pronat më strategjike të vendit do i jepet kompanive offshore dhe vendi sipas tij rrezikon të mbetet pa port mallrash.

“Prona më e rëndësishme në pikëpamje strategjike do i jepet kompanive guaskë me pronarë të panjohur, me fonde të panjohura që nuk i dihet origjina. Projekti nuk është strategjik por projekt ndërtimi pallatesh dhe një marinë e vogël me 280 vende parkimi. Gjithçka është e orientuar te biznesi i apartamenteve dhe prona strategjike falet për apartamentet. Falen 820 mijë metra katrorë me vlerë qindra milionë euro. Është kafshatë e madhe do u ngeci në fyt”, tha Meta.

Lidhur me deklaratat e Ramës së projekti i Portit të Durrësit është një krenari kombëtare, meta ironizoi duke thënë se është “krenari si inceneratorët”

“Krenari si inceneratorët. Këto janë krenaritë e investimeve të tij mafioze. Dhe kjo histori do përfundojë më bedela. Dhe të gjithë historitë që merren me mashtrime. Çdo punonjës në zyrat e shtetit dhe administratës të jetë i kujdesshëm, të ruajë integritetin e tij dhe të mos përfshihet në vjedhje e grabitje se Edi Rama e ka zgjidhur problemin e tij”, tha Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme