Porti i Durrësit/ Meta: Të zbardhet afera korruptive, vlera 10-herë më e rëndë se inceneratorët

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për media është ndalur te ajo që e cilëson si afera korruptive e Portit të Durrësit. Meta deklaroi se Kryeministri Rama është në fundin e vonuar të qeverisjes, ndërsa thekson se kushdo që hyn në aventura me të, gabon rëndë pasi do të përfshihet në aferën me vlerë 10 herë më të rëndë se ajo e inceneratorëve. Sipas tij, rruga e transparencës së shpejtë do qetësojë situatën.
“Të zbardhet afera më korruptive, ajo e Portit të Durrësit. Nuk do jetë më pronë e shtetit shqiptar. Është e rëndësishme për t’u bërë sa më e qartë se cilat do të jenë përfitimet e ekonomisë dhe investimet e këtij koncesione, cilat janë të dhënat ligjore, ekonomike, financiare, LSI dhe tashmë Partia e Lirisë përmes Petrit Vasilit i ka kërkuar ministrisë së Infrastrukturës dhe kryeministrit Edi Rama që t’i japin përgjigje brenda afateve për disa pyetje.
Kush hyn në aventura me një njeri të marrë që është në fundin e vonuar të qeverisjes së vet dhe do të lërë peng vendin, bën gabim të madh që përfshihet në këtë aferë të jashtëzakonshme që mund të ketë vlerë 10 herë më të rëndë se inceneratorët. Iku koha kur punët e Shqipërisë dhe shqiptarët i gjykonin zyrtarë dhe burokratë që nuk e kanë lexuar asnjë ditë marrëveshjen e stabilizimit dhe Asocimit. Kështu që vetëm rruga e transparencës së shpejtë dhe të menjëhershme mund të qetësojë këtë situatë, përndryshe i ka llogaritur shumë keq pasojat e kësaj aventure të re”, tha Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




