Porti i Durrësit, shkëmbime tregtare me 83 porte nga 25 shtete të botës, kryesojnë Italia e Greqia

Ekonomi | 6 vite më parë

Në 9 muaj Porti i Durrësit ka realizuar shkëmbime tregtare me 83 porte nga 25 vende të ndryshme të botës, shkruan ATSH. Sipas të dhënave për periudhën janar-shtator 2020, mallrat e eksport-importit janë transportuar në/nga Durrësi në 25 vende të ndryshme.
Të dhënat e Statistikave në APD,  bën të ditur se Italia, Greqia dhe Rusia zenë vendet e para për volumin e përgjithshëm të import-eksporteve me përkatësisht: 1,241 mijë tonë; 426 mijë tonë dhe 276 mijë tonë.
Anijet tregtare që kanë lundruar nga/drejt Durrësit kanë  prekur 83 porte në 25 vende. Ndërkaq, anijet me mallra import-eksporti nga Durrësi gjatë 9 muajve janë përpunuar në 15 porte të Turqisë, dhe në 14 porte të Italisë.
Përveç vendeve të Mesdheut dhe Europës në përgjithësi anijet kanë lundruar nga vende të ndryshme të Afrikës, Azisë, Amerikës, etj.
Gjatë periudhës 9-mujore, 41% e mallrave të import-eksportit me Durrësin i takojnë Italisë, ndërsa pjesa tjetë vendeve si Greqia, Rusia, Turqia, Libi, SHBA, etj. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme