Porti Ushtarak dhe Mbrojtja Kibernetike/ Rama rrëfen planet: Shpresoj t’i marrim fonde NATO-s

Kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët ka zbuluar dy nga planet e qeverisë . Pyetur nga gazetarja e RTSH Denada Shkodrani, se sa përqind e prodhimit të brendshëm bruto do alookojë Shqipëria për mbrojtjen, kreu i qeverisë bëri me dije se nuk do ketë rritje të buxhetit të mbrojtjes.
Ai shtoi se shpreson që NATO të japë fonde për realizimin e portit ushtarak dhe për mbrojtjen kibernetike.
“Ne jemi brenda parametrave për të cilat jemi angazhuar dhe nuk e do e rrisim buxhetin e mbrojtjes. Ne i përshëndesim ata që e rrisin buxhetin e mbrojtjes. Ne do e rrisim buxhetin e mbrojtjes sipas parametrave të përcaktuara në samitin e Uellsit. Ne ku ti marrim NATO-s ndonjë buxhet, jo më të shtojmë nga buxheti jonë. Shpresoj ti marrim NATO-s ca fonde për Të realizuar ëndrrën e portit ushtarak të NATO dhe për mbrojtjen kibernetike”, tha Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




