Portland siguron një vend në play off, sfidon Lakers në çerekfinale

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Portland është skuadra e fundit që siguron një vend në çerekfinalet e play off-it, pas fitores 126-122 ndaj Memphis, në ndeshjen shtesë mes dy ekipeve. Të dyja ekipet e mbyllën sezonin e rregullt me pikë të barabarta në Konferencën e Perëndimit, ndaj u desh një vend shtesë për vendin e tetë në këtë Konferencë. Skuadra e Portland arriti të triumfojë falë dyshes Lillard-McCollum, që së bashkua realizuan 60 pikë. Në çerekfinale, skuadra e Blazers do të luajë ndaj Lakers, ndërkohë që nesër do të nisin ndeshjet e para çerekfinale në të dyja Konferencat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme