Portugali, De Sousa kërkon zgjedhje të reja, pas mosmiratimit të buxhetit

Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme më 30 janar, një veprim që pritet gjerësisht nga politika vendase, pasi parlamenti dështoi të miratojë buxhetin e shtetit anëtar të BE-së.
Në një fjalim drejtuar kombit, Rebelo theksoi se parlamenti duhet të shpërndahej.
Zgjedhjet e ardhshme të rregullta të Portugalisë janë planifikuar në vjeshtën e vitit 2023.
Buxheti i vitit 2022, i propozuar nga kryeministri Antonio Costa nuk kaloi, duke marrë mbështetjen e vetëm 108 ligjvënësve të Partisë së tij Socialiste (PS), 117 ligjvënës votuan kundër dhe pesë abstenuan.
PS, e cila mban pushtetin që nga viti 2015, kishte gëzuar më parë mbështetjen e disa partive të majta.
Por, Blloku i Majtë Marksist (BE), komunistët (PCP) dhe të gjelbrit (ENP) kanë tërhequr mbështetjen e tyre, duke i kërkuar qeverisë të shpenzojë më shumë për çështjet sociale nga miliardat që vendi do të marrë nga Bashkimi Evropian për postpandeminë.
Përpara se të merrte vendimin, Rebelo zhvilloi një sërë konsultimesh, duke nisur nga bisedimet me përfaqësuesit e sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve deri te krerët e të gjitha partive të përfaqësuara në parlament./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




