Portugalia paralajmëron BE-në që të jetë e gatshme kundër ekstremit të djathtë

Botë | 5 vite më parë

Një zyrtar i lartë nga Portugalia tha të martën se Bashkimi Evropian po punon kundër rreziqeve të ekstremit të djathtë në Evropë.

Ministri i Brendshëm i Portugalisë, Eduardo Cabrita tha se BE-ja duhet të jetë e përgatitur për të gjitha llojet e rreziqeve, jo vetëm për ato “xhihadiste”.

Ai tha se 27 vendet anëtare të BE-së po punojnë kundër rreziqeve të ekstremit të djathtë të zbuluar në bllok.

Duke vënë në dukje se migrimi dhe azili ishin prioritet i axhendës së takimit të së martës në BE, Cabrita tha se janë mbuluar shumë tema për çështje të tilla si forcimi i Agjencisë së BE-së për Bashkëpunim për Zbatimin e Ligjit (Europol) dhe Zona Shengen.

Gjithashtu u diskutua edhe për sistemin e vizave, inteligjencën artificiale, luftën kundër terrorizmit dhe sistemin e integruar administrativ i cili do të kontribuonte pozitivisht në migrimin në Evropë, theksoi ai.

Ministri portugez tha se çështja e armatimit individual do të diskutohet me zyrtarët nga SHBA-ja më 21 dhe 22 qershor./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme