Portugalia, Santos: Të mendojmë për Turqinë, pastaj për Italinë

Fernando Santos, trajneri i Portugalisë, komentoi shortin e hedhur të premten në Zyrih, i cili do ta vendosë Turqinë fillimisht në rrugën e luzitanëve drejt Botërorit 2022 dhe më pas, në rast fitoreje dhe suksesi paralel të Italisë ndaj Maqedonisë së Veriut, pikërisht të kaltërit e Mancinit. “Italia? Nuk ka nevojë të flasim për këtë tani, së pari duhet të mendojmë se si të mundim Turqinë. Gjysmëfinalja është ndeshja më e rëndësishme – tha për një kanal televiziv portugez, Canale 11.
“Ne duam të mundim Italinë dhe të shkojmë në Kupën e Botës, por së pari është një tjetër hap i rëndësishëm. Shorti? Ky është, pikë. Unë shoh gjithashtu gjëra pozitive – shtoi Santos – duke përfshirë mundësinë e luajtjes së dy ndeshjeve në shtëpi ku do të kemi mbështetjen e publikut. Në mars, kur sezoni do të japë sinjale të qarta të peshës së tij, të mos udhëtosh do të jetë shumë e rëndësishme”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



