Post Fest 64- Orkestra Simfonike e RTSH-së mori çmimin e karrierës, Ristani: Kënaqësi dhe surprizë. Violinistja Zaloshnja: Na ka motivuar shumë

Kulturë | 11 muaj më parë

Orkestra Simfonike e RTSH, e cilësuar si zemra e Festivalit të Këngës, u vlerësua me Çmimin e Karrierës në edicionin e 64-të të festivalit. Ky çmim u akordua si një mirënjohje për rolin e pazëvendësueshëm të orkestrës në historinë e muzikës shqiptare.

Në Post Fest 64, drejtoresha e Orkestrës, Blerta Ristani, e përshkroi këtë vlerësim si një surprizë të veçantë.

“Ishte një kënaqësi dhe surprizë marrja e Çmimit të Karrierës për Orkestrën Simfonike. Çdo çmim ka një vlerë dhe emocion të jashtëzakonshëm”, tha ajo.

Edhe violinistja Lirza Zaloshnja ndau emocionet e saj, duke e cilësuar çmimin si një motivim të madh për të gjithë trupën.

“Ishte surprizë, nuk e dinim. U ndjemë shumë të emocionuar, te privilegjuar, të trajtuar me shumë vëmendje dhe dinjitet nga i gjithë stafi dhe drejtoria e RTSH. Një mirënjohje e veçantë për zonjën Eni Vasli që e cilësoi Orkestrën, pasi akordoi çmimin, shumë të merituar, e cilësoi si një xhevahir në kurorën e festivaleve. Është festivali i 64 që Orkestra performon në skenë për orë të tëra. Bën një punë kolosale, duke funksionuar si një makineri perfektë në të gjitha detajet dhe kjo gjë na ka motivuar shumë“, u shpreh ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme