Pranimi në universitete, aplikimet nga data 29 korrik deri me 3 gusht

Sociale | 5 vite më parë

Pas perfundimit te provimeve te matures shtetrore, te rinjte qe kane vendosur  te vijojne studimet e larta duhet te aplikojne ne faqen zyrtare te portalit U-Albania  ne fund te muajit Korrik nga data 29 korrik deri me 3 gusht 2021. Por me pare ata duhet te kene paguar  tarifen e apikimit per ne universitet. Detyrimi duhet te kryhet vetem gjate gjysmes e pare te muaji korrik. 
Kriteri baze ashtu si çdo vit  mbetet  mesatarja e lendeve te tre viteve dhe ajo e 4 provimeve te fundit, e cila duhet te jete minimalisht 6, 5 per te patur te drejten e aplimit.
Sipas udhezimit te fundit te publikuar nga Ministria e Arsimit hapi final plotesimi i formularit A2 qe ka te beji me renditjen e  preferencave do  kryhet nga vete kandidatet per studentë. Ai mund te kryehet ne çdo mjedis  ku ka akses inetrneti si ne shtepi , nepermjet telefonit, por edhe prane çdo shkolle te mesme ne ato raste kur do te kene nevoje per tu konsultuar me mesuesit. 
Fituesit shpallen brenda datës 30 gusht. Nga 2 shtator  deri në 15 shtator kandidatet per student do te kene mundesi regjistrimi  ne 7 faza 48 orësh. Ndërsa ne datat 16-17 shtator aplikantet do te kene  mundesi  te  çregjistrohen.
Edhe maturantet te cilet kane mbetur ne ndonje provim te matures do tu jepet shanci te aplikojne per studime te larta , por vetem ne raundin e dyte te aplikimeve pasi ti kene dhene ne vjeshte te gjitha provimet e shkolles se mesme.Per kete raund aplikimet do te kryehen ne datat 19-21 shtator. Ndersa ne raundin e trete kandidatet do te mund të aplikojne vetem ne datat 12-14 tetor. Regjistrimi ne kete raund do te behet vetem per 6 dite ne 3 faza 48 oreshe. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme