Prapaskenat e Fest 64/ “Ke dal një yll!” Gerta Mahmutaj rrëfen mesazhin e parë që mori pas performancës

Muzikë | 11 muaj më parë

Në prapaskenë të Festivalit të Këngës në RTSH, këngëtarja Gerta Mahmutaj ndan emocionet dhe reflektimet pas daljes së saj në skenë me këngën “Në Krahët e Tu”.

“Çdo gjë shkoi si duhet, performanca dhe kënga ishin perfekte. Jam shumë e emocionuar, si para ashtu edhe pas performancës. Emocioni është gjithmonë aty. Sado herë të dalësh në skenë, ndjen si të ishte hera e parë,” u shpreh Mahmutaj.

Ajo shton se për të është e rëndësishme që çdo këngë e saj në festival të jetë dinjitoze, ndërsa performancat shërbejnë si një mundësi për të sfiduar veten dhe për të rritur nivelin artistik.

Mesazhi i parë që mori pas daljes në skenë ishte nga vëllai i saj: “Ke dal një yll! Bravo!”, një mbështetje që e bëri momentin edhe më të veçantë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme