Precedentët, Barça në garë për 100 pikët dhe sezonin e radhës…

Ecuria e Barcelonën në La Liga është njëra prej atyre që mund të përfudojë në librat e historisë. Katalanasit kanë mbyllur pjesën e parë të sezonit në kuotën e 50 pikëve. Diçka të tillë ose dhe më mirë e kishin arritur më parë vetëm pesë here në historinë e klubit.
Por kjo nuk është statistika e vetme që i jep shpresë klubit për të fituar titullin kampion. Barcelona nëse përsërit edhe në pjesën e mbetur të sezonit të njëjtën performancë atëherë do të mbyllë sezonin në kuotën e 100 pikëve. Një sipërmarrje të tillë më parë vetëm Barcelona dhe Reali i Madrdit kanë mundur ta bëjnë.
Ekipi i drejtuar nga Xavi këtë sezon u shpall kampion dimri falë një ecurie thuajse perfekte. Skuadra e Barçës pjesën e parë të sezonit ka rregjistruar 16 fitore, 2 barazime dhe vetëm një humbje. Për të gjetur një rendiment kaq të mirë nga skuadra katalanase duhet të shkojmë në sezonin 2017-18. Në atë vit ekipi i Ernesto Valverde-s u shpall kampion dimri me 51 pikë të grumbulluara ndërsa në fund fitoi titullin në kuotën e 93 pikëve. Ndërsa në sezonin 2013-14, Barcelona e drejtuar nga Tata Martino në pjesën e parë grumbulloi 50 pikë.
Në sezonin 2012-13 katalanasit u shpallën kampion dimri me 55 pikë të fituara. Ai sezon do të ishte historik për të besuarit e Tito Vilanova-s, të cilët triumfuan në La Liga duke grumbulluar plot 100 pikë. Këtë sipërmarrje e njeh fare mirë dhe Xavi pasi në sezonin në fjalë ka qenë pjesë në 30 ndeshje.
Në sezonin 2010-11 katalanasit u shpallën kampion dimri me Guardiolën duke grumbulluar plot 52 pikë. Po i njëjti trajner arriti që të drejtonte ekipin drejt një faze të parë historike edhe në sezonin 2008-09 duke fituar plot 50 pikë.
Kurioz është fakti se Barça 4 në 5 sezonet që ka grumbulluar 50 a më shumë pikë pas 19 ndeshjeve të para është shpallur kampione e Spanjës. Sezonii i vetëm kur Barçën nuk i kanë “shërbyer” 50 pikët ka qenë në sezonin 2013-14. Në atë sezon kampion u shpall Atletiko e Madridit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




